Milorad Dodik kishte më shumë se një arsye për të festuar mbrëmjen e së dielës. Një vit pasi drejtësia i hoqi mandatin presidencial dhe pasi administrata Trump i hoqi non-gratën, ai arriti të kishte aleatët e tij në krye të garës elektorale për postet kryesore dhe partinë e tij duke ruajtur epërsinë në Republikën Sërpska, entitetin serb të Bosnjë-Hercegovinës. Vetë nuk mund të kandidonte, por në festën e SNSD-së ishte sërish ai që shpalli fitoren, falenderoi mbështetësit dhe ia morri këngës.

Nuk zgjodhi këngë dosido. Ishin këngë me mesazh edhe për perëndimin. 

Dodik këndoi "Ne može nam niko ništa", këngën e Mitar Miriçit që në shqip do të thotë "Askush nuk mund të na bëjë asgjë", dhe më pas "Četiri godine" të Lepa Brenës që përkthehet 'edhe 100 vjet'.

Dodik duket shënd e verë dhe ka arsye të forta sepse dy aleatët e tij Zheljka Cvijanoviç dhe Savo Miniç  i japin Dodikut mundësinë të ruajë ndikimin në institucionet nga të cilat gjykata e ka përjashtuar personalisht.


Lajmi kryesor:

Bosnje Hercegovina votoi sërish për nacionalistët, Dodik shpall fitoren e partisë dhe falënderon Trump e Putin: Pa ju do ishim politikisht të vdekur!