Partia greke SYRIZA, në krah të Shqipërisë: Mbështesim anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, politika e Mitsotakis për interesat e tij

Partia greke SYRIZA, në krah të Shqipërisë: Mbështesim anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, politika e Mitsotakis për interesat e tij

Kyriakos Mitsotakis dhe Edi Rama

Partia Greke SYRIZA ka dalë kundër politikave të Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i cili për të mos vendosur veton në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian vuri si kusht betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak të Himarës.

Në deklaratën e saj SYRIZA "shprehet se mbështet në mënyrë të vendosur dhe të palëkundur perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e kritereve të vendosura nga BE", ndërsa e quan politikën e Mitsotakis një strategji për interesa personale.

"Fatkeqësisht, Greqia në vend të një strategjie të strukturuar në Ballkan, promovon politikën e Mitsotakis, e cila i jep përparësi interesave të tij mikropolitike dhe balancave të brendshme partiake dhe jo interesave dhe rolit të Greqisë në rajon.

Zoti Mitsotakis nga njëra anë i bën thirrje BE-së të integrojë vendet e Ballkanit Perëndimor në më pak se dhjetë vjet, nga ana tjetër luftoi me ashpërsi Marrëveshjen e Prespës që e shkriu këtë perspektivë dhe nuk guxon të ratifikojë tre marrëveshje teknike këtu dhe pesë vjet.

Nga njëra anë bën festa parazgjedhore mbështetëse për kryeministrin shqiptar pa kushte, përballë pakicës dhe përpara zgjedhjeve lokale shqiptare, nga ana tjetër tenton  të shfrytëzojë mediatikisht çështjen serioze të shtetit ligjor, krijuar në zgjedhjet lokale me arrestimin e Belerit, për të forcuar imazhin e tij”, thuhet në deklaratë.

Një ditë pas samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor kryeministri Rama duke vlerësuar se marrëdhëniet me kryeministrin e Greqisë Kiriakos Mitsotakis janë miqësore dhe nuk ndikohen nga mosmarrëveshje momentale siç është çështja “Beleri”, tha se çështjet bilaterale duhen zgjidhur mes dy vendeve dhe se është e paarsyeshme të ndikojnë procesin e integrimit të një vendi në negociata.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 14/12/2023 17:23

    Syriza eshte nje parti fashiste dhe keto jane thjesht show per te fituar popullaritet dhe jo se ja ndjen per vendin tone prandaj duhet te mbeshtetemi ne forcat tona te ecim para si vend se asnje nuk ta do te miren por thjesht te perdorin per interesat e veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda