Partia Nisma për Kosovën, Jakup
Krasniqi preferon “Vetëvendosjen”

Partia Nisma për Kosovën, Jakup<br />Krasniqi preferon “Vetëvendosjen”
PRISHTINA- Një ditë pasi shpalli pjesëmarrjen e tij në Partinë Nisma për Kosovën të ish-deputetit të PDK-së, Fatmir Limajt kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi shprehet se ai preferon partneritet me “Vetëvendosjen”, ndërsa thotë se do të ishte më mirë që zgjedhjet nacionale të mbaheshin në qershor. Këtë ai e argumenton me faktin se Kosova duhet të mbajë zgjedhje të rregullta, jo vetëm për ndërkombëtarët por edhe për vete.

Limaj do të jetë kreu i partisë, ndërsa Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë më të re, Nisma për Kosovën.

Dje zyrtarisht, Krasniqi dhe Limaj u larguan nga partia në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa deklaratate fundit të kreut të Kuvendit, paralajmërojnë mundësinë e një koalicioni me "Vetëvendosjen" e Albin Kurtit.

“Ndoshta një përparësi e subjektit politik Vetëvendosje është, si të themi, më i lehtë për t’u bashkëpunuar në të ardhmen, për faktin që nuk e ka pjesën në keqqeverisje as tani e as në të kaluarën”, tha Krasniqi.

Redaksia online
(e.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan