/ATSH-AFP/ - Protestues nacionalist ose persona të afërt me pushtetin sulmuan dje në mbrëmje disa zyra të partisë kryesore prokurde të Turqisë me seli në Ankara, në formë proteste për të dënuar sulmet e dhunshme të PKK-së, bëri të ditur zyra e shtypit pranë PKK-së.
"Numri i zyrave të dhunuara gjatë dy ditëve të fundit, veçanërisht mbëmjen e djeshme shkon në disa dhjetëra", deklaroi një zyrtar i Partisë për Demokracinë e Popujve (HDP).
"Janë për tu vlerësuar dëmë të konsiderueshme", shtoi ai.
Në kryeqytet, në Ankara rreth 7 mijë protestues marshuan në rrugë në qendër të qytetit për të dënuar "terrorizmin" e PKK-së, raportoi një fotograf.
Policia ka ndërhyrë mbrëmë vonë duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë një pjesë të protestuesve që kishin bllokuar rrugën.
Një grup tjetër prej qindra personash sulmuan zyrat e HDP-së në lagjen Kavaklidere duke i vënë zjarrin disa godinave.
/Shqiptarja.com