Partitë opozitare në Kosovë
paralajmërojnë protesta të tjera

Partitë opozitare në Kosovë<br />paralajmërojnë protesta të tjera
Partitë opozitare në Kosovë kanë paralajmëruar sot se protesta e tyre do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, megjithatë ende nuk kanë bërëtë ditur ndonjë datë se kur ato do të jenë.

Tre liderët kryesor të saj, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Visa Ymeri kanë qenë të të njëjtit mendim, ku kanë deklaruar se protesta e qytetarëve të Kosovës do të vijojë duke shoprehur kështu kundërshtinë që ata kanë ndaj qevrisë së drejtuar nga Thaçi e Mustafa.

Sipas tyre, tashmë ka ardhur koha që kjo qeveri të largohet dhe t'i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se qytetarët dje i treguan qeverisë se nuk ka legjitimitet.

Qytetarët erdhën dje që ti tregojnë kësaj qeverie se nuk ka asnjë legjitimitet. Protesta e djeshme tregon se Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk janë kryeministra e ministra”, ka thënë Ymeri duke shkruar se protestat nuk do të ndalen.

Edhe kreu i NISMAS për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se protesta e djeshme ishte madhështore në të cilën qytetarët përçuan dy mesazhe.

Një protestë madhështore që ishte dje nuk mund ta zbeh asgjë. Dje u përçuan dy mesazhe. Që nuk duron populli udhëheqës që kanë shkel kushtetutën”, ka deklaruar Limaj.  

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se me protestën e djeshme, qytetarët kërkuan që kjo qeveri të shkarkohet.

Dje kam qenë i emocionuar ti drejtohem asaj mase. Kosova është keq dhe dje qytetarët i thanë kësaj Qeverie të shkoj”, ka thënë Haradinaj.

Opozita në Kosovë dje organizoi protestën e radhës në të cilën u përdor edhe dhuna ndaj institucioneve, qyetarëve dhe punonjësve të policisë.

Kjo e fundit u detyrua që të largonte turmat e njerëzve, duke përdorur gazin lotsjellës, pasi ata kanë gjuajtur me gurë dhe bomba molotov ndaj katit të parë të godinës së qeverisë së Kosovës.

Në policinë e Kosovës u shoqëruan disa protestues, ndërkohë që u plagosën policë dhe dy gazetarë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin