Partitë politike e garantojnë
Presidenten Jahjaga deri në 2016

Partitë politike e garantojnë<br />Presidenten Jahjaga deri në 2016
PRISHTINE- Partitë politike duket se i kanë marrë shumë seriozisht këshillat e ambasadores amerikane, Tracey Jacobson, që çështja e presidentit të vendit të mos bëhet pjesë e kalkulimeve politike për zgjedhjet parlamentare. Por njohës të proceseve politike thonë se marrë parasysh sistemin politik në vend, atëherë çështja e presidentit mund të bëhet pjesë e diskutimeve pas përfundimit të zgjedhjeve.

Edhe pse u zhvillua debat mes aktorëve politikë në vend për postin e presidentit që mbahet nga Atifete Jahjaga, duket se kjo e fundit do të qëndrojë në post deri në fund të mandatit në vitin 2016. Përfaqësuesit e partive politike, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së thonë për RTK-në se  nuk do t’i nxjerrin telashe presidentes Atifete Jahjaga që ta çojë mandatin deri në fund.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Behar Selimi, thotë se mandati i presidentit të Kosovës është i rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe ky mandat sipas tij përfundon në vitin 2016.

Ndërsa partia e cila muaj më parë ishte më e zëshmja për ndërprerjen e mandatit të presidentes Jahjaga, Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se nuk kanë arsye për ta kërkuar ndërprerjen e mandatit të presidentes. 

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha për RTK-në se mandati i presidentit  nuk mund të ndërpritet para vitit 2016 përveç nëse ndodhin shkelje të kushtetutës së Kosovës.

E Lëvizjen Vetëvendosje thonë se çdo gjë është e mundshme për partitë politike ne vend të cilat me çdo kusht kanë synim pushtetin e jo përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës. 

Por, nga këndi analitik mandati i presidentit në Kosovë, nuk mundë të ndërpritet ligjërisht deri në vitin 2016. Njohësi i rrethanave politike ne vend, Adnan Merovci, thotë se pavarësisht deklarimeve posti i presidentit në Kosovë, është i negocimeshëm në mes të partive të mëdha në vend e te cilat synojnë të bëjnë koalicione pas zgjedhore.

Ditë më parë ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jackobson, ka porositur liderët e partive politike ne Kosovë, që mos të llogarisin pozitën e Atifete Jahjagës,  kur të diskutojnë për koalicione. Megjithatë mbetët të shihet deri pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale të paralajmëruara për tu mbajtur në pjesën e parë të këtij viti.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan