Partitë e reja i rrezikojnë aleatët PD-së/ Duka: Gati për pakt me Patozin e Topallin! Basha të mbyllë negociatat me ne, Rama favorit në 25 prill

TIRANË- Lulzim Basha nuk i druhet rrjedhjes së votave nga Partia Demokratike në drejtim të partive të reja, por aleatët e tij tradicionale mund të zgjedhin t'i bashkohen një fronti të ri opozitar me lëvizjen e Jozefina Topallit dhe partinë e Astrit Patozit. Agron Duka, një  prej aleatëve më të rëndësishëm të Lulzim Bashës  thotë se do ta pranonte një bashkëpunim me ta, nëse kryedemokrati nuk plotëson pritshmëritë e Partisë Agrare Ambientaliste për mënyrën sesi do të organizohen në zgjedhje.

"Mund të jetë një nga opsionet patjetër, kjo nuk varet vetëm nga unë, ato janë negociata dhe negociatat do të thotë që duhet të marrin pjesë të dy palët, por nga ana ime natyrisht nëse nuk plotësohet ato pritshmëritë që ka Partia Agrare Ambientaliste, jo unë, mund të jetë një nga opsionet, mua më duhet një opsion shumë interesant", tha Duka.

Duka thotë se Opozita e Bashkuar është më e favorizuar nëse del me një listë të përbashkët,  e për këtë arsye ai zbulon  se në komunikimet me kreun e opozitës së Bashkuar i ka kërkuar  këtij të fundit të mos humbë kohë në lidhje me 2 cështje kryesore.

"Nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, sipas meje duhet patjetër brenda këtij muaji ose më shpejt të strukturohen të gjithë deputetët apo 12 kryetrarët e qarqeve dhe në të njëjtën kohë duhen mbyllë negociatat me aleatët", shtoi ai.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të Lulzim Bashës me të larguarit nga Partia Demokratike, Duka nuk e sheh mundësinë e një fronti opozitar unik në zgjedhje, por nuk përjashton mundësinë e një koalicioni  paszgjedhor PD-PS.

"Ka disa probleme ndoshta të pakthyeshme të nejrëzve që kanë krijuar partinë me lidershipin e Partisë Demokratike kështu që nuk shoh ndonjë mundësi që brenda afatit që na lejon kushtetuta që të kemi një front unik opozitar. Për një koalicion PD-PS kam vënë re shpesh që aludohet, madje Rama e thotë troç që votoni Bashën mos votoni Monikën e Ilirin, se me Bashën mund të qeveriset. Unë e lexoj kështu. Rasti i parë është diversion. Me të tilla diversione ai ka qenë i suksesshëm, te votuesit e PD, duke i lënë të nënkuptojë që Basha është i imi, kot lodheni të votoni  për të, se do qeverisim bashjë Unë besoj që është kjo, (pra tentativa e Ramës për diversion), nuk besoj se është e dyta (koalicioni), por në politikë, kurrë mos thuaj kurrë", përfundoi Duka në Report Tv.

Për Report Tv, Agron Duka pranon se Edi Rama është në  avantazh për të fituar zgjedhjet e 2021, pasi sipas tij kryeministri mund të shfrytëzojë atributet që i jep pushteti për të marrë sa më shumë vota.

VIDEO/Intervista e plotë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 07/11/2020 01:29

    Partia Agrare Ambientaliste?! Ju zoteri nuk diskutoni kurre per Mjedisin dhe Bujqesine, as ke dorezu ndonje projektligj apo nisme, as ofroni ndonje gje te re. Verja Emrin partise Partia Popullore Durrsake Duka edhe bime te gjithe rehat. Dil vetem ihere te shohim a e kalon pragun me ate parti pa lidhje. Ty te votojne si njeri, jo si vizion.

    Përgjigju
  • Iris: 06/11/2020 23:28

    I shikoni shushunjat!Tani qe ia thithen gjithe gjakun PD dhe e molen per interes,tani duan tu ngjiten partive te reja.Asnje te mos I pranoje,as partite e medha,as te voglat e tjera,as te rejat.Le ta provojne vete e te bejne koalicion mes tyre ,PR,PAA,LZHK,PPDNJ,PDIU,etj.Mund te krijojne koalicione te qendres,ose te qendres se djathte,ose te qendres se majte mes tyre,por ama ta provojne vete ne zgjedhje sa ju vlen lekura ketyre lakuriqve vampire nate.

    Përgjigju
  • Partit e vogla!: 06/11/2020 18:41

    Zoti Duka! Juve si Kryetar i nje partie te vogel politike ,sepse te vegjel na kane lene per interesat e tyre Berisha,Rama dhe potenjeten vije demokracjoni ndjek basha djali i madhe i tyre.Ju duhet te bashkoheni me alternativat e reja politike me Patosin dhe Juzefinen,nerase ti dhe shume te tjere mbroni intersat e partive politike te vogla qe jane shpresave fundit e ketij populli fukara lene rrugeve ketu e 30 vite nga politikat pushtuese PD dhe Ps,qe cdo dite para popullit me fukara te Europes apo me afer ballkanit demostrojen pa pike turpi pasurit e tyre te pafunde.Shembull tipike eshte demostrimi i pasurise Besnik Mustafait ne Surrel qe konkuronte me Kryeministrin Rama,po lere te Ilir Metes,Sali Ramberishes Edi Rames.Keto jane pasuri qe vijne nga korrupsjoni,nga abuzimi me pushtetin dhe shume linja te tjera te trafiqeve apo pislliqeve,qe klasa e sotme politike doti mbroje me cdo kusht po qenevoje dhe megjak.Populli votusit shqiptare duhen zgjuar jo me alanca politike per te mbajtur pushtetin e horreve,qe riciklojne njeri tjeterin ne cdo rrotacjon politik.Bashkimin mbeshtetjen duhet tabejme me aleatbte rije dhe jo me horrat.

    Përgjigju
    • Muhamet Mançka: 07/11/2020 08:25

      Jam dakort me ty

  • Fran Uci: 06/11/2020 18:04

    Hajt dru me pre...

    Përgjigju
  • Niku: 06/11/2020 18:01

    Po ca lesh partishe jane kto, gja bojn ene presjon thu mo kto bojne nomin. Po tgjitha bashke me i mor, bojne a sbojne 1 deputet. Se kuptoj pse ka%in i japin fonde ktyne parazitave

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 06/11/2020 17:44

    Cparti leshi jane keto parazitka. Po' hajde duhet fole e shkruar edhe per keto cimka ne kurrizin e krokodilëve shqiptare.

    Përgjigju
  • Bledi: 06/11/2020 17:19

    Eshte bere si ato baxhellat here me njerin e here me tjetrin ky. Do me zor te behet minister mjedisi ose minister bujqesie.

    Përgjigju
  • Tirona: 06/11/2020 17:17

    Do na shkrini keto parti se jane bere kanceri i shqiperise, lejoni vetem dy partite e medha PS dhe PD qe te luftojne per pushtetin dhe do te shikoni se sa shpejte Shqiperia do ja kaloje dhe Zvicres, se kapital i madh i SHBA dhe i BE jane duke pritur te fillojne investimet, por Ata nuk jane gati tani per tani te investojne ne Shqiperi pa u zhduk LSI dhe te gjitha partite e tjera te vogla se keta Parti fusin duar e tyre te qelbura tek keto investime......

    Përgjigju
  • Beni: 06/11/2020 16:42

    Nuk e kuptoj pse ky eshte aleat i rendesishem i Luli Bashes?Ky 2-3 vota gjthsej ka.

    Përgjigju
    • E vertete: 06/11/2020 17:08

      Bashke me kete temin i ben tre vota

  • Vicidoli: 06/11/2020 16:38

    Duka i Krimit ,i Droges Kontrabandes MALAVITA thenje kapidare e Birishes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë