Partitë në Kosovë sot dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Partitë në Kosovë sot dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë

Sot është dita e fundit për subjektet politike që të dorëzojnë listat e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët të mund të garojnë për një vend në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Deri më tani vetëm 10 subjekte politike me gjithsej 210 kandidatë, kryesisht nga radhët e komuniteteve, kanë dorëzuar në KQZ aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku konstatohet se personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në 3 vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet, KQZ-ja ka bërë të ditur se do t’i dërgojë listat me emrat e të gjithë kandidatëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë të Mbrojtjes, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi listat me emrat e kandidatëve për deputetë do t’iu dërgohen këtyre institucioneve deri më 18 janar, ndërsa do të presin përgjigje deri më 20 janar. Dhe i gjithë procesi i ankesave dhe vendimmarjes nga KQZ-ja, planifikohet të përmbyllet deri më 31 janar. Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 3 shkurt.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb