Partitë po prezantojnë kandidatët, Yuri Kim: Paralajmërimi mbetet i vlefshëm, kontrollojini emrat, mos minoni demokracinë

Partitë po prezantojnë kandidatët, Yuri Kim: Paralajmërimi mbetet i vlefshëm, kontrollojini emrat, mos minoni demokracinë

Yuri Kim

Numërimi mbrapsht ka nisur dhe kur mbeten edhe se 93 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, forcat politike në Shqipëri po nxitojnë të prezantojnë kandidatët për deputetë.  Nisur nga kjo situatë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka zgjedhur t'i përsërisë liderëve politikë paralajmërimin për të mos vendosur në lista persona me probleme me ligjin.

Kim ka rishpërndarë një mesazh të 22 korrikun e kaluar me një tjetër mesazh.

"Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancë  para Senatit: "Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit", shkruan Kim duke ripublikuar mesazhin e 22 korrikut me këtë përmbajtje:

"Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj - mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin".

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë