Partizani, Batha: Ndaj Flamurtarit
synojmë fitoren e parë të sezonit

Partizani, Batha: Ndaj Flamurtarit<br />synojmë fitoren e parë të sezonit
Mesfushori i ekipit të Partizanit, Batha teksa fajëson arbitrin për barazimin me Laçin në ndeshjen e parë shprehet se në përballjen me Flamurtarin do të shikoni një lojë tjetër që do të mbyllet me fitoren e parë në kampionat për këtë edicion.
 
“Është vetëm fillimi i kampionatit dhe sigurisht që nuk arritëm t’i bënim një nisje ashtu sikurse ishin edhe pritshmëritë në përballjen ndaj Laçit.
 
Në atë rezultat mendoj se ndikuan jo pak edhe vendimet arbitrare të cilat për mendimin tim personal ishin të dyshimta.
 
Gjithsesi ndeshja e Laçit tashmë është arkivuar dhe jemi të fokusuar totalisht për takimin e së premtes atë ndaj Flamurtarit. Në këtë përballje nuk na falen hapat fals për vetë objektivat që kemi për këtë sezon ndonëse futbolli i pranon të tre rezultatet.
 
Besoj se ndaj Flamurtarit do të shfaqin forcën tonë të vërtetë pasi përballë kemi një ekip që me afrimet që ka kryer përgjatë verës e konsideroj plotësisht një prej rivalëve për titull.
 
Një përballje e veçantë për mua pasi do të më rezervoj duelin me ish kapitenin Nexhipi. Këtë herë do të jemi kundërshtarë në fushë por futbolli kështu e ka të vë edhe përballë ish miqve.
 
Kam besim që këtë vit do ja dalim pasi kemi në skuadër një kontigjent cilësor lojtarësh”deklaroi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?