Një javë para derbit me Tiranën Partizani ka hedhu një hap fals që me siguri mund ti kushtojë shumë në luftën për titull kampion. Të kuqtë e drejtuar nga Sormani pavarësisht se përballë Bylisit në një moment morën avantazhin e dyfishtë falë golave të Ëilliam dhe Çinarit, në fund nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi 2-2.
Një rezultat që zhgënjeu shumë të pranishmit në Air Albania dhe që e lë skuadrën kampionë në fuqi 6 pikë larg Tiranës kryesuese. Në tre takime me Bylisin këtë sezon Partizani ka marrë dy barazime dhe një humbje, duke i konfirmuar kështu ballshiotët si ‘macja e zezë’ e të kuqve.
Ndërkohë në Korçë Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme, por tepër të vuajtur kundër Teutës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ia ka dalë me shifrat 3-2 ndaj një skuadre që në letër ishte më e fortë.