Partizani, Bicaj: Fitojmë me Teutën
Sukaj u provokua nga Skënderbeu

Partizani, Bicaj: Fitojmë me Teutën<br />Sukaj u provokua nga Skënderbeu
Mbrojtësi i Partizanit Ditmar Bicaj nuk e shikon si dramë humbjen ndaj Skënderbeut, pasi do të vinte dita që edhe Partizani do të thyej, e rëndësishme sipas tij është mbyllja me fitore e vitit për të harruar atë që ndodhi në Korçë.
 
“Do të vinte dita që një ditë Partizani do të thyhej dhe kjo ndodhi pikërisht pas 4 muajve kampionat, kundër një rivali mjaft të fortë.
 
Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë si ekip, pavarësisht se humbëm dhe kjo është pjesë e lojës.
 
Por, sic fituam në ndeshje direkte këtu në ‘Qemal Stafa’ kundër rivalit për titull Skënderbeut, ashtu dhe ndodhi të humbnim.
 
Kampionati është i gjatë dhe ka ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Të dy ekipet kërkonin fitoren, prandaj shpesh herë vihej re gjëndje tensioni tek lojtarët e të dy palëve.
 
Jemi dy ekipe që do rivalizojmë deri në fund për titullin kampion. Sulmi ndaj meje nga disa individ nuk përfaqësojnë gjithë tifozerinë e Korçës”tha ai.
 
Mbrojtësi është ndalur edhe te gjykimi “Nuk më përket mua të gjykoj apo të bëj kërkesa, por thjesht mendoj se duke qenë se pritej një ndeshje me tension, duhej që kjo ndeshje të merrej përsipër nga arbitra me stemë të FIFA-s”.
 
Në përballjen me Teutën Partizani do të vuajmë mungesa mjaft të rëndësishme si, Batha, Mazrekaj dhe Sukaj, por edhe të tifozëve.
 
“Partizani ka një organikë të mirë të lojtarëve ku secili e bën shumë mirë detyrën e tij. Përsa i përket incidentit të Sukaj , duke e njohur mjaft mirë si lojtar, jam i habitur për xhestin e tij.
 
Xhesti i Sukaj nuk erdhi si pasojë e karakterit të tij sepse ai është një njeri mjaft i qetë, por mund të ndodhë që në një moment tensioni sic ishte mes tij dhe Arapit, duke mos harruar që edhe ne shpesh herë kemi qenë të provokuar nga lojtarët e Skënderbeut, të ndodhin gabime të tilla.
 
Tashmë përqendrohemi te ndeshja e radhës ndaj Teutës dhe shpresojmë ta mbyllim pozitivisht vitin”e mbyll ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore