Partizani cakton 'Selman Stërmasin' për Qarabag-un, trajneri Lerda në pritje të Ekuban

Partizani ndeshjen e parë eliminatore të ‘Champions League’ kundër Qarabagut do ta luajë në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Ka qenë vetë klubi që ka njoftuar në faqen zyrtare për këtë vendim duke patur parasysh faktin që më herë ishte përmendur ‘Elbasan Arenën’. Kjo me arsyen se në ‘Selman Stërmasi’ nuk mund të luhet me drita për shkak të ndriçimit të dobët dhe si rrjedhojë ndeshja e 10 korrikit do të nisë nga ora 17:30.

Në faqen zyrtare të klubit janë bërë me dije gjithashtu edhe çmimet e biletave. Edhe pse kjo sfidë do të luhet për një kompeticion si ‘Champions League’ do të mund të sigurohen bileta për shifrën e 300 lekëve të reja. Të disponueshme për këtë shifër janë tribunat  C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2, ndërsa në tribunën vip biletat do të kushtojnë 1 mijë lek të reja.

Sa i përket anës sportive Partizani të martën i ka dhënë fund fazës përgatitore në Slloveni ku edhe zhvilloi 3 ndeshje miqësore. Në dy të parat kundër Sarajevo dhe Nura ekipi kampion i Shqipërisë u mposht nga kundërshtarët, ndërsa në sfidën e fundit kundër Krakovia fitoi minimalisht 1-0.

Momentalisht trajneri Lerda është i pavendosur për formacionin, ndërsa ende në ekip priten përforcime, pavarësisht se duket e vështirë që të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë. Pas spekulimeve në vendin tonë, sot është folur edhe në Itali për sulmuesin Jozef Ekuban. 19-vjeçari sipas ‘calciomercato’ do të huazohet nga Verona te Partizani, njëjtë si i vëllai i tij dise vite më parë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)