Partizani humbet mundësinë për të fituar titullin kampion edhe këtë edicion në Superiore. Barazimi me Kukësin 1-1 e lë në vendin e 4 me 60 pikë, 6 më pak se kryesuesit e Skënderbeut. Kështu edhe pse matematikisht ka ende shanse, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro ka zhgënjyer tifozët e shumtë që këtë edicion kanë mbushur stadiumin, jo vetëm në ndeshjet brenda, por edhe jashtë fushe.
Ndeshja përballë Kukësit ishte si finale për të kuqtë, të cilët e nisën mirë duke shënuar me Racic në të 25’, por Kukësi nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë gjeti barazimin përmes një penalltie të shndërruar në gol nga Pejic.

Skënderbeu-Apolonia 1-0
Në ndeshjen tjetër në Korçë, ashtu sikur e kishte parashikuar edhe trajneri Josa, Skënderbeu hasi shumë vështirësi përballë Apolonisë që nuk po toleron aspak edhe pse edicionin tjetër do të zbresë në Kategorinë e Parë. Kampionët iu falën Sefës që shënoi në të 84’ duke marrë 3 pikë me vlerë që e mbajnë ende në krye të renditjes, teksa Kukësi dhe Tirana e ndjekin me nga 3 pikë më pak.

Fiton Tirana, barazim në Vlorë
Tirana merr një fitore të lehtë pa shumë vuajtje për Elbasanit me rezultatin 1-3 duke qenë gati për ndeshjen e kthimit në Kupë ditën e mërkurë përballë Lacit.
Ndeshjen me Elbasanin, Tirana e nisi me një gol të pësuar në fillim nga Jaupi në minutën e 5, por ishte pikërisht një elbasanas që vendosi barazimin për Tiranën, Hyshmeri për t’i hapur më pas rrugë fitores me golat e Bushic dhe të Elis Bakajt.

Ndërsa në Vlorë Flamurtari dhe Vllaznia janë pajtuar me një barazim 1-1 që nuk u bën shumë punë. Golat për dy ekipet janë shënuar nga Kruja dhe Lika.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com