Partizani dhe Egnatia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola në “Arenën e Demave”, sfidë që mbyll dhe javën e 8-të të kampionatit shqiptar. Ndeshja ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që zbrisnin në fushë me objektivin për të marrë tri pikët, por asnjë nga skuadrat nuk e gjeti dot golin.

Gjërat u bënë më të vështira për të kuqtë, kur Gudjufi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 89-të, gjithsesi “Demat” arritën të mbanin portën e paprekur.

Kështu Egnatia vijon të qëndrojë në vendin e dytë, por me Vllazninë që i largohet me 4 pikë diferencë në krye. Nga ana tjetër, Partizani qëndron dy pikë larg zonës së ftohtë.

Teuta është rikthyer te fitorja në kampionat duke mundur me rezultatin 3-2 Flamurtarin, edhe pse durrsakët u detyruan të luanin 40 minuta me një lojtar më pak. Gabriel, Arifi dhe Boci shënuan për Teutën, ndërsa Bouran dhe Bolzan për vlonjatët.

Superliga, raundi 8-të:

E premte, 24 tetor 2025

Vora 0-2 Dinamo

AF Elbasani 2-1 Bylis

Vllaznia 3-1 Tirana

E shtunë, 25 tetor 2025

17:00

Partizani 0-0 Egnatia

Teuta 3-2 Flamurtari