Partizani dhe Kukësi ndajnë pikët, Gaz Demi: Barazimi i drejtë, për merkaton pyesni Ramën

Partizani dhe Kukësi ndajnë pikët, Gaz Demi: Barazimi i drejtë, për merkaton pyesni Ramën

Nuk ka fitues në ndeshjen Partizani-Kukësi. Pavarësisht rasteve të shumta nga të dy ekipet në fund asnjëra nuk e gjeti golin duke ndarë pikat.

Pas ndeshjes Presidenti i Partizanit, Gaz Demi u shpreh se “Nuk ishte ndeshje për ta fituar një skuadër. Barazimi rezultat i drejtë. Ka kohë akoma për titullin. Çfarë janë 5 pikë?! Edhe 8 po të ishim, njësoj do qe. Akoma s’ka mbaruar gjysma e kampionatit. Gjithsesi mirë, do ecim mbarë. Merkato? Ato i di stafi teknik, Drejtori (Olsi Rama)’ tha ai.

Ndërsa trajneri Skënder Gega tha se “Në këtë moment ku jemi, çdo mungesë ndihet. Jam i kënaqur për atë që dhamë në fushë. Luajtëm me një rival për t’u respektuar. Me gjithë gabimet tona, morëm maksimumin. Jemi 4 pikë larg ekipeve tjera”.

Partizani vijon i qetë kryesimin edhe pas këtij barazimi 0-0, ndërsa Kukësi merr përkohësisht vendin e dytë, në pritje të përgjigjes nga Skënderbeu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja