Partizani dhe skuadrat shqiptare rinisin stërvitjen pas dy muajve, Duka: Kjo një ngjarje e shënuar

Partizani dhe skuadrat shqiptare rinisin stërvitjen pas dy muajve, Duka: Kjo një ngjarje e shënuar

Sot në orën 09:00 Partizani ka nisur seancën stërvitore pas më shumë se dy muajsh për shkak të ndërprerjes nga koronavirusi. Siç duket nga fotot klubi i kuq është rikthyer në aktivitet me masa të sigurisë për mbrojtjen nga COVID-19, për të cilat si pasojë Ministria e Shëndetësisë lejoi rifillimin e stërvitjeve.

Jo vetëm Partizani por të gjithë klubet, si dhe të gjithë sportet mund të rinisin sot aktivitetet në ambiente te hapura. Për këtë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka, i cili shkruan se 'kjo është një ngjarje e shënuar'.

"I drejtohem me këtë mesazh, futbollistëve, trajnerëve, drejtuesve dhe stafeve të klubeve, ekipeve dhe akademive të futbollit.

Sot, pas një periudhe të relativisht të gjatë ndërprerjeje për shkak të pandemisë, të gjithë do të kenë mundësinë të kthehen në fushat e stërvitjes. Kjo është një ngjarje e shënuar, sepse nis rrugën për rifillimin e sezonit futbollistik të ndërprerë nga masat, për luftën ndaj COVID -19.

Në fillim, dua t’ju falenderoj, për durimin dhe qytetarinë e treguar gjatë kësaj periudhe të gjatë dhe të vështirë, duke zbatuar rregullat e distancimit social. Edhe për mesazhet, e solidaritetit që keni dhënë nëpërmjet prononcimeve tuaja. Futbolli është një pjesë e rëndësishme dhe e ka për detyrë të japë mesazhe me vlera, për shoqërinë shqiptare.

Dua t’ju kujtoj edhe njëherë, që të jeni sa më të kujdesshëm dhe të zbatoni rregullat e distancimit social dhe protokollet në lidhje me zhvillimin e stërvitjeve në  këto kushte. Jam i bindur, që ju dhe stafet tuaja, do të tregoheni të kujdesshëm në këtë drejtim, në mënyrë që gjithçka të shkojë sa më mirë.

Në ditët në vazhdim, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë disa demonstrime, seminare dhe aktivitete të tjera me klubet, në mënyrë që ato të janë sa më të qarta dhe të lehta për t’u zbatuar nga ana juaj, si organizatorë të ndeshjeve. Në mënyrë që rifillimi i edicionit të rid he I të gjitha aktiviteteve futbollistike të na gjejë sa më të përgatitur dhe ç’është më e rëndësishmja, sa më të mbrojtur.

Edhe njëherë stërvitje të mbarë dhe suksese në punën tuaj!"-shkruan Duka

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'