Partizani dhe Tirana prezantojnë 
blerjet e reja: Synim, titulli kampion

Partizani dhe Tirana prezantojnë <br />blerjet e reja: Synim, titulli kampion
Partizani ka prezantuar ditën e mërkurë Dorian Bylykbashin. Mesfushori është një njohje e vjetër e Partizanit pasi ka luajtur për tre vite, nga 2003 deri ne vitin 2006.
 
Tifozët e kanë mirëpritur lajmin për rikthimin e Bylykbashit, pavarësisht se tani është 34 vjec. Pas prezantimit dhe elozheve nga trajneri Shpëtim Duro ka folur vetë mesfushori.
 bylo
“Te Partizani jam rritur dhe kam shumë kujtime të bukura. Djemtë e skuadrës janë të gjithë të rinj por pritja ka qenë mjaft e ngrohtë dhe këtu dua të falenderoj shumë Presidentin Demi, trajnerin Duro, drejtor Starovën dhe të gjithë stafin dhe tifozët që më kanë përkrahur.
 
Dua të falenderoj gjithashtu edhe Presidentin Laze i cili nuk më krijoj probleme për largimin tim dhe të gjithë tifozët e Elbasanit.

Synimi im i bashkangjitet synimit të skuadrës për tu shpallur Kampion. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola por e sigurt që do jap maksimumin tim. Rivali i vetëm që kemi është vetvetja” deklaroi ai.
 
 
Tirana prezanton blerjet dhe stadiumin
Nuk mbetet pas Tirana që po të mërkurën ka prezantuar projektin për rikonstruksionin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe ka prezantuar Gjergji Muzakën dhe Devi Mukën në strukturat drejtuese të klubit, drejtor sportiv.
 
Presidenti Refik Halili ka treguar fillimisht për ndryshimet që kanë nisur dhe investimet që do të bëhen.
 tirana
"Brenda 15 ose 20 shkurtit do të jetë gati tapeti i ri i stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërsa do të punohet dhe për rikonstruksionin e pjesës tjetër të impiantit.
 
Ne po punojmë me intensitet për projektin dhe do të arrijmë të ndryshojmë imazhin e këtij impianti të harruar.
 tirana
Për realizimin e projektit do të kërkoj edhe bashkëpunimin e FSHF dhe Bashkisë së Tiranës" tha ai. Më pas është prezantuar Devi Muka në postin e drejtorit sportiv. Në fjalën e tij, Muka u shpreh se është rikthyer për të fituar.
 tirana
Ndërkohë që edhe Muzaka e ka pritur pozitivisht aventurën e re me Tiranën duke premtuar maksimumin me bardheblutë.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'