Më shumë se 200 tifozë të ekipit të Partizanit u ndaluan fillimisht që të futen në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” për të ndjekur ndeshjen me Elbasanin, pasi ishin pajisur me pankarta kundër UEFA-s dhe

presidentit Mishel Platini pas vendimit të Komisionit të Disiplinës kundër Shqipërisë dhe favorizimin e hapur të Serbisë, e cila doli pothuajse e larë edhe pse dështoi në organizimin e ndeshjes dhe dhunoi kuqezinjtë.

Policia e Tiranës përballë një situate të tillë vendosi që të mos lejojë tifozët bazuar në rregulloren se në stadium nuk lejohen pankarta kundër UEFA-s ndaj policia u ka marrë pankartat tifozëve duke i lejuar më pas që të futen në stadium.

Por, kjo nuk i ka penguar tifozët që në ambientet brenda stadiumit të ofendonin në kor presidentin Platini, ndërsa UEFA-n e kanë cilësuar si organizatë mafioze që nuk vendos drejtësi.

E ndërsa policia është ruajtur nga tifozët e Partizanit, kanë përfituar verdheblutë e Elbasanit, të njohur ndryshe edhe si “Tigrat” të cilët kanë shpalosur një pankartë të madhe në stadium me mbishkrimin UEFA=MAFIA=EURO.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com