Partizani, Fazliu: Kujdes nga
Vllaznia, vjet na hapi shumë punë

Partizani, Fazliu: Kujdes nga<br />Vllaznia, vjet na hapi shumë punë
Partizanin e pret një ndeshje e vështirë përballë Vllaznisë jashtë fushe, teksa këtë herë nuk është vetëm për të kuqtë, por edhe për shkodranët, që do të luajnë shumë ndeshje jashtë qytetit për shkak të rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi”.
 
Fazliu duke kujtuar gabimet e edicionit të kaluar me shkodranët kërkon përqendrim maksimal për të shmangur hapat fals.
 
“Çdo ndeshje ka vështirësi dhe kërkon mobilizim maksimal nga ana jonë, pasi në fund ajo që na intereson janë tre pikët.
 
Tashmë ambiciet tona janë të qarta dhe nuk na lejohen hapa fals siç ndodhi sezonin e kaluar ndaj Vllaznisë. Ekipin e shoh këtë vit më solid dhe kam besim që do t’ia dalim.
 
Kam pasur disa dëmtime gjatë këtij fillim sezoni , por tashmë i kam hedhur pas dhe jam rikuperuar plotësisht dhe jam i gatshëm të jap maksimumin tim sa herë të më kërkohet.
 
Nuk e shoh aspak problem nëse e nis takimin nga stoli apo titullar, pasi të gjithë së bashku kemi të vetmin objektiv, Titullin Kampion.
 
Ky është viti im i dytë me të kuqtë dhe kjo sigurisht më ka ndihmuar të përshtatem plotësisht me ambientin në klub dhe kampionatin shqiptar. Kam besim që ky do jetë viti ynë viti i Partizanit “ deklaroi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim