Partizani firmos me një sulmues
lituanez, Kukësi bëhet brazilian

Partizani firmos me një sulmues<br />lituanez, Kukësi bëhet brazilian
Partizani vazhdon me goditjet në merkaton e Janarit. E ndërsa nuk arriti që të siguronte shërbimet e sulmuesit të Laçit, drejtuesit e klubit të kuq u vendosën në sulm duke realizuar një goditje mjaft cilësore. Partizani ka arritur akordin me ish-golashënuesin e Vidzeë Lodz dhe ekipit të Gaziantepsporit të Turqisë. 30 vjeçari Sernas ka veshur 35 herë fanellën e kombëtares Lituaneze duke shënuar edhe 5 gola, ndër të cilëve edhe portierit më të mirë në botë në vitet e fundit spanjollit Iker Casillas.

Darvydas Sernas pritet ti bashkohet skuadrës këtë javë. Me këtë goditje merkato e ekipit të Partizanit mudn të cilësohet e mbyllur, pasi më parë trajneri Shpëtim Duro kishte deklaruar se i nevojitej vetëm një sulmues, goditje të cilën e realizoi. Prezantimi i sulmuesit pritet që të realizohet në ditët në vijim, ku do të publikohen edhe detajet e marrëveshjes, teksa sipas burimeve flitet që do të jetë 18 muaj.

Sfida me Laçin
E ndërsa merkato vazhdon, Partizani vazhdon përgatitjet për ndeshjen me ekipin e Laçit që do të zhvillojë ditën e shtunë. Në prag të sfidës, fantazisti i ekipit të kuq, Nexhipi shprehet optimist për fitoren në ndeshjen e parë të fazës së tretë të kampionatit shqiptar të futbollit.

“Kemi zhvilluar një fazë përgatitore intensive me kushte optimale. Ekipi është në gjendje mjaft të mirë në prag të fillimit të kampionatit. Afrimet në ekip i dy lojtarëve si Krasniqi dhe Bylykbashi të cilët njihen mirë nga opinion sportiv, them që do jenë mbështetje për ne dhe ndihmesë mjaft e madhe për ekipin. Në Laç na pret një ndeshje e vështirë, por nëse duam të realizojmë objektivat tona për kreun e renditjes duhet patjetër rezultat pozitiv.

Përqendrimi për këtë ndeshje nga ne është maksimal dhe shpresojmë të marrim maksimumin në këtë sfidë. Fitoret me rivalët direkt për titull sigurisht janë shumë të rëndësishme por kurrsesi nuk duhet lënë pikë edhe ndaj ekipeve te tjera duke parë që kampionati është i gjatë dhe cdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht. Gjatë fazës përgatitore kemi shënuar mjaft gola dhe shpresoj që edhe në kampionat të vazhdojmë këtë ecuri pozitive” deklaroi ai.

Kukësi brazilian
Verilindorët duket se do të kthehen në një ekip me bazë braziliane, pas firmës me Marcio Pit dhe Mateus Lima, drejtuesit e ekipit të Kukësit kanë firmosur edhe me një tjetër lojtar nga Brazili, Allison Ricardo Faramilio. Lajmi konfirmohet nga klubi nënkampion në Shqipëri.

Allison Ricardo Faramilio 26 vjeç, luan si sulmues dhe ka firmosur për 2 edicione me Kukësin. Lojtari pas paraqitje të mira në ka bindur menjëherë trajnerin Artim Shaqiri për të firmosur. Kukësi do të luajë këtë javë përballë Vllaznisë.

Gati edhe Tirana
Tirana ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen me Apoloninë. Bardheblutë nën drejtimin e Maganit kanë zhvilluar provat gjenerale përpara takimit të parë për këtë vit që do të luhet te shtunën. Të gjithë lojtaret kanë qenë të gatshëm me perjashtim te Ristevskit.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore

'Po harxhon miliona euro për t’i burgosur në Shqipëri', Meloni replikon me ‘Sea Watch’: Çfarë skandali! Kjo qeveri po punon për të mbrojtur kufijtë dhe për të ndaluar trafikun e qenieve njerëzore