Me rastin e festave të fundvitit klubi i Partizani shpërndu pako me dhurata për fëmijët në nevojë. Me dhjetëra prej tyre vizituan kompleksin e ri ku fillimisht patën mundësinë të takojnë futbollistët, të marrin pako me dhurata dhe më pas të luanin futboll me atë që më herët kanë patur mundësi vetëm t’i ndjekin në televizor.
“Mua më ka qëlluar një Barby dhe më ka pëlqyer shumë. Jam shumë e emocionuar. Kur vijnë festat fëmijët duhet të gëzojnë dhe jo të mendojnë se kush merr dhe nuk merr dhurata. I falenderoj shumë ata që na kanë ftuar. (tregon edhe dhuratën),"-u shpreh një fëmijë.
“Kjo është dhurata që kam marrë dhe më pëlqen (tregon dhuratën). Nuk dua gjë tjetër për Vit të Ri,”-tha një tjetër fëmijë.
Mesazhi që përcjell Kl;ubi Partizani është që aktivitete të tilla të përsëriten dhe jo vetëm për festa.
“Partizani këto festa fundviti i ka organizuar gjithmonë, pasi edhe fëmijët në nevojë duhet të kenë afriminetet. Janë njerëz që kanë nëvojë për secilin nga ne,”-u shpreh Eneo Bitri, kapiteni i Partizanit.
“Janë ditë shumë të bukura festive dhe jemi të kënaqur pasi edhe bota e futbollit i vjen në ndihmë dikujt. Të gjithë këta fëmijë që ishin sot, por edhe të tjerët që nuk mundën të kalojnë një fundvit të lumtur,”-deklaroi Giovanni Colella, trajner i Partizanit.
Ndërkohë në Vlorë figurat më të shquara ndër vite të Flamurtarit shpërndanë dhurata për fëmijët jetimë në qytet.
Komente











