Partizani fiton në shtesë, prezantohet
Bakaj, sot luhet Skënderbeu - Kukësi

Partizani fiton në shtesë, prezantohet<br />Bakaj, sot luhet Skënderbeu - Kukësi
Partizani mund Flamurtarin 2-1 mes polemikave dhe me shumë vështirësi në Tiranë duke marrë fitoren e parë.

Me dy humbje radhazi trajneri i Flamurtarit Levi rrezikon shkarkimin. Fillimisht kaloi në avantazh Flamurtari me Trapp në të 56’ pas një goditje këndi nga Nexhipi, ndërsa Trashi barazoi në të 73’ me Trashin.

Në fund kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Partizani fiton një penallti, pas gabimit në mbrojtje të Popkhadze, Morini i rrëmben topin dhe futet në zonë, pengohet nga Pashaji dhe Meta akordon penallti.
 
 
 

 

Posted by on 2015-08-28


Partizani
Mbrojtësi largohet me karton të kuq, ndërsa penalltia shndërrohet në gol nga Sukaj duke zhytur Flamurtarin në krizë.

Skënderbeu-Kukësi
Sot në orën 20:00 luhet kryendeshja e javës së dytë të kampionatit Skënderbeu-Kukësi në Korçë. Kjo është ndeshja e parë për kampionët në kampionat, pasi ndeshja e parë me Vllazinë është shtyrë.

Sfida vjen në një moment të mirë për Skënderbeun pas suksesit në Europë, por Josa i trembet lodhjes. Ndërsa Kukësi ndodhet në formë më të mirë, pasi kishte kohë mjaftueshëm pas ndeshjeve të Europa League.
Partizani
Skënderbeu dhe Kukësi kanë rivalizuar edicionet e fundit, por në fund korcarët ia kanë dalë që ta lënë pas duke u shpallur kampion. Ndeshjet e tjera që do të zhvillohen sot janë Laçi-Tirana dhe Teuta-Vllaznia.

Prezantohet Bakaj          
Tirana ka prezantuar blerjen më të fundit, rikthimin e Elis Bakajt pas aventurës së shkurtër në Izrael me Hapoel Ra’nana.
Partizani
“Bisedimet nuk kanë qenë të gjata, pasi me presidentin Halili nga lidh miqësia dhe jam i lumtur që do të vesh përsëri fanelën bardheblu. Unë do të jap maksimunin për të arritur objektivin”.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?