Në minutat e fundit të merkatos së dimrit, Partizani ka firmosur edhe me një tjetër argjentinas. Klubi konfirmon, Federico Nicolas Haberkorn si përforcimin e radhës në skuadër.
 
Sulmuesi 22 vjeçar lindur në Argjentinë do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2015 - 2016.
 
Haberkorn do t’u bashkohet 15 herë kampionëve të vendit në formën e huazimit, falë marrëveshjes së Partizanit dhe klubit të Atletico Velez Sarsfield, skuadër e cila gëzon edhe të drejtat e kartonit të sulmuesit të talentuar argjentinas.


d.b/shqiptarja.com