Partizani, Hoxha: Rruga drejt titullit
kalon nga Korça, shkojmë për fitore

Partizani, Hoxha: Rruga drejt titullit<br />kalon nga Korça, shkojmë për fitore
Portieri i ekipit të Partizanit, Alban Hoxha është i ndërgjegjshëm që rruga për titullin kampion kalon nga Korça dhe ndeshja me Skënderbeun do të jetë vendimtare në rrugën drejt suksesit. Hoxha shprehet se nuk druhemi aspak nga kundërshtari dhe se i vetmi rezultat që i kënaq dhe për të cilin do të zbresin në fushë është fitorja me cdo kusht.

“Të Hënën luhen 90 minutat që vendosin edhe fatet per titull kampion. Kjo sfidë pritet me shumë qetësi nga ana jonë dhe kemi bindjen se në këtë takim do të arrijmë një rezultat pozitiv. Shanset tona për t’u shpallur në fund të sezonit kampion janë të mëdha dhe sigurisht një fitore në Korçë na sjell edhe më afër objektivit madhor.

Skënderbeu është ekip i mire, por nuk druhemi nga askush dhe jam i sigurt që kjo përballje do flasë për ne. Në këtë sfidë shkojmë ndryshe nga herët e tjera duke llogaritur mungesat apo gjendjen psikologjike të lojtarëve në krahasim me përballjet e mëparshme. I vetmi rezultat që na kënaq është fitorja, por sigurisht edhe një barazim është i pranueshëm.

Kemi kontigjent lojtarësh të cilët në këtë fund kampionati po tregojnë formë të mirë fizike dhe kam shumë besim që do ja dalim deri në fund. Përsa i përket të ardhmes time, momentalisht mendoj vetëm për tu shpallur kampion me Partizanin, të tjerat janë çështje të klubit” deklaroi portieri që edicionin e ardhshëm mund të luajë në Itali.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë