Partizani humbet një tifoz para derbit, kush ishte djaloshi me aftësi ndryshe që ndoqi ekipin në cdo hap

Partizani humbet një tifoz para ndeshjes derbi me Tiranën që do të zhvillohet ditën e premte. Leo Cara ka humbur betejën me jetën duke ndërruar jetë ditën e djeshme.

Leo nuk ishte një tifoz i thjeshtë i Partizanit, ai ishte një ultras që nuk humbiste asnjë ndeshje, jo nga televizori por nga stadiumi. Edhe pse me aftësi të kufizuara, pasi lëvizte me karrocë, Leo ishte në çdo transfertë të klubit të zemrës, i shoqëruar nga i ati i tij që është gjithashtu një tifoz i Partizanit.

Ai ka qenë i paralizuar, pasi kishte sëmundje të kockave. Për 9 vite ai i është nënshtruar mjaft terapive, e fundit para disa muajsh te ekipi i Partizanit. Për shpenzimet u kujdes edhe klubi i Partizanit, por fatkeqësisht nuk mjaftoi për Leon. Pas lajmit të hidhur ka reaguar klubi i kuq, lojtarët dhe tifozët duke shprehur ngushëllimet për familjen Cara.

LAMTUMIRË LEO!

Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Cara, për humbjen e Leos. Tifozi i veçantë me aftësi të kufizuara fizike i cili nuk linte ndeshje të skuadrës pa ndjekur dhe përkrahur në stadium, ka humbur betejën me jetën. Dashuria e tij për fanelën e kuqe e identifikoj vogëlushin si një prej mbështetësve më special të familjes së kuqe. Klubi i gjendet pranë familjes Cara në këto momente të vështira.

#PrehuNëPaqeLEO!

Mesazhi i klubit të Partizanit

Nesër në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja derbi Tirana-Partizani, e vlefshme për kampionatin, ndërsa tifozët e kuq pritet që të bëjnë një fanellë në nder të tij.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ami: 27/09/2018 16:31

    Zemra e vogel edhe ne kete bote per pak kohe dhe te gjith te deshem fort por zoti te deshi me fort qe te mori per te bere nje egjell lart ne qiell ngushlloi familjen nen e tij qe su lodh kure Beja hallall te gjitha

    Përgjigju
  • Erik: 27/09/2018 13:55

    U prehsh ne paqe Leo, keqardhje per fatin tend. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit