'S'kam parë një derbi kaq të dominuar', Shehi pas fitores me Tiranën: Magget shumë cilësor! Fagu: Arbitri kushtëzoi rezultatin

Për herë të tretë këtë sezon derbi i kryeqytetit i takoi Partizanit. Në Air Albania, 90 minutat u mbyllën 1-2 në favor të kampionëve në fuqi, të cilët blinduan vendin e tretë dhe pothuajse janë në ‘final four’. Hero për ta në këtë takim ishte mesfushori Magget, i cili realizoi dy gola, ndërsa për Tiranën barazoi përkohësisht Abazaj.

“Mendoj që këtë ndeshje nuk e vendosin episodet. Me aq derbi sa kam luajtur unë nuk mbaj mend që një skuadër të ketë shkuar kaq shumë tek porta. Ne kemi qenë prezent shumë herë te porta kundërshtarit me Kekon, me Skukën. Magget është një lojtar shumë cilësor që kërkon të shtyjë gjithmonë pavarësisht se e kemi në ekulibër, por aty tek zona është prezent dhe duke ditur aftësitë e tij goditëse më bëhet shumë qefi që realizoi 2 gola,”-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.

“E kemi ditur rëndësinë e këtyre 2 ndeshjeve dhe kemi dashur maksimumin, të marrim 6 pikët. I gjithë ai përqëndrim, seriozitet edhe në stërvitje edhe me Dinamon. Dhamë shpirtin, luftuam dhe ia arritëm,”-tha Arinaldo Rrapaj, futbollist i Partizanit.

Ky ishte derbi i tretë që Tirana humb këtë sezon me Partizanin me rezultatin 2-1, ndërsa vetëm në një rast kanë barazuar 1-1. Një humbje e hidhur që vjen pas dy fitoreve, por që e lë në rrezik serioz Tiranën për të siguruar ‘final-four’. Aktualisht bardheblutë janë në vendin e 6 me 1 më pak se Dinamo e vendit të katërt.

“Më vjen keq për lojtarët se dhamë gjithçka. Mendoj se nuk meritonim ta humbisnim këtë ndeshje. Ashtu si shkoj, kartonat e verdhë dhe të kuq gjatë gjithë lojës dhe na kondicionuan pak, sidomos në pjesën e dytë,”-u shpreh Erbim Fagu, trajner i Tiranës.

Derbi Tirana-Partizani mbylli javën e 33 të Superligës, teksa më herët humbja 0-2 e Kukësit kundër Teutës zbriti zyrtarisht për herë të parë pas 12 vitesh verilindorët në Kategorinë e Parë. Po të dielën Vllaznia u hakmorr ndaj Egnatias për eliminimin në Kupë duke fituar 0-1 në ndeshjen debutuese të Brdaric si trajner. Të shtunën Dinamo barazoi me Laçin, ndërsa Skënderbeu fitoi 1-0 kundër Erzenit. Shijakasit ashtu si Kukësi, janë shumë pranë rënies, ndërsa vetëm matematika i mban në lojë. Deri në mbyllje të sezonit kanë mbetur edhe 3 përballje për secilën skuadër.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje