TIRANË- Partizani i Ilir Dajës ka marrë kryesimin e kampionatit pas javës së pesë si pasojë fitores 4-0 kundër Skënderbeut. ‘Demat’ janë treguar të pamëshirshëm kundër korçarëve duke realizuar fillimisht me Bardhin, më pas Malën, Lucas dhe Solomon.
Ndërkohë humbjen e parë për këtë sezon e ka provuar edhe Vllaznia që në "Loro Boriçi" është mposhtur 2-4 nga Kukësi. Për verilindorët kjo është fitorja e dytë radhazi pas një nisje katastrofike të sezonit.
Më herët Tirana e Nevil Dede ka treguar se nuk di të fitojë. Kampionët në fuqi edhe pse kaluan të parët në avantazh nuk kanë marrë më shumë se një barazim 1-1 në kundër Kastriotit. Golit të Muçit krutanët iu përgjigjën me De Silvën.
Për Tiranën kjo është ndeshja e katërt pa fitore dhe e dyta radhazi që mbyllet barazim. Ndërkohë që befasia ditës sot ka ardhur nga kurbini, atje ku Laçi pasi largoi trajnerin Cungu ka fituar me shifrat 6-1. Sfida tjetër e orës 13:45 mes Bylisit dhe Teutës ka përfunduar me shifrat 0-0.