Partizani i ‘gjymtuar’ para derbit, Abilaliaj tregon 4 mungesat: Orges Shehi? Trajneri e ka kontratën

Partizani i ‘gjymtuar’ para derbit, Abilaliaj tregon 4 mungesat: Orges Shehi? Trajneri e ka kontratën

Partizani dhe Tirana luajnë nesër në 19:00 në “Air Albania”, për javën e gjashtë që është e prapambetur në Superligë. Për ndeshjen foli Drejtori Sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj. Vlonjati u ndal edhe te çështja e trajnerit pas largimit të Zoran Zekic. Nesër në stol për “Demat” do jetë Abilaliaj, ndërsa të kuqtë duket se do kenë katër mungesa. Mba, Hadroj, Da Silva dhe Sembene nuk janë ende gati.

“Ndjehem shumë mirë, përveç se kam atë ndjesinë e ndeshjes së rëndësishme, ndjehem shumë i qetë dhe pozitiv. Jem munduar të bëjmë më të mirën për ndeshjen e radhës. Gjatë gjithë ecurisë tonë kemi pasur gjithmonë mungesa, por ne jemi të kompletuar, nuk na vjen mirë kur kemi mungesa shumë të rëndësishme por sezoni është i gjatë dhe do Zoti rikuperohen. Mungesat vazhdojnë ato që kanë qenë, Mba, Hadroj, Da Silva dhe Sembene. Është rikuperuar Mehmeti jemi të kënaqu, na është kthyer një pikë e fortë në mesfushë. Jo të gjitha problemet zgjidhen me një fitore në një ndeshje të rëndësishme”, tha fillimisht Drejtori Sportiv që bën edhe rolin e trajnerit pas largimit të Zoran Zekic.

Më pas Abilaliaj foli edhe për trajnerin e ri, teksa nuk qëndroi pa përmendur edhe Orges Shehin të larguar nga Tirana, por ende me një kontratë aktive me bardheblutë.

“Puna e një stafi nuk është se as fillon dhe as mbaron me një buton, nuk është se e mendon fokusohem maksimalisht apo jo. Derbi do të jetë i luftuar dhe spektakolar dhe i bukur për t’u parë nga të gjithë. Jemi munduar që të bëjmë më të mirën, e kemi shitur trajnerin që kishim. Po marrim kohën tonë, dëshira është shumë e madhe, do bëjmë një zgjedhje racionale. Çdo trajner i rëndësishëm që ka treguar gjithçka në futbollin tonë apo jashtë, është potencial për ekipin tonë, ka vetëm një gjë, që trajneri duhet të jetë i lirë si fillim që t’i diskutojmë gjërat mesa di Orgesi ka një kontratë që vazhdon me klubin e Tiranës, janë çështje të ndërlikuara por jemi më shumë për alternativat që do të na ndihmonin tani dhe jo për një kohë që se llogarisim dot”, deklaroi Abilaliaj.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Tirana me 13 pikë mban vendin e tretë. Ndërkohë, Partizani me gjashtë ndeshje të luajtura mban vendin e pestë me 11 pikë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE