Partizani i hoqi 'spaletat', Bruno Telushi akord me klubin e Kategorisë së Parë

Partizani i hoqi 'spaletat', Bruno Telushi akord me klubin e Kategorisë së Parë

Bruno Telushi

'Ushtar' Telushi pritet të jetë futbollisti më i ri i Elbasanit në Kategorinë e Parë. Mesfushori vlonjat pak ditë më parë prishi kontratën me Partizanin, fill pas ndeshjes së Champions League kundër BATE, kjo pasi nuk pranoi vendimin e trajnerit për ta nisur ndeshjen nga stoli.

Edhe pse mori disa minuta në fundin e sfidës, duket se trajneri Zoran Zekic i hoqi 'spaletet' kapitenit, duke krijuar në klimë tensioni mes palëve. E udhës u pa që 32-vjeçari të largohej nga klubi pas një sezoni, edhe pse sapo kishte rinovuar kontratën.

Tanimë lojtari që nuk e kursen grintën në mesin e fushës ka gjetur akordin me Elbasanin në të Parën, me Nevil Deden që ka krijuar një ekip simpatik dhe pritet të jetë ndër skuadrat pretendente për t'u ngjitur në Superligë edicionin e ri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë