Në këtë fundvit të gjithë bëjnë bilancet e 12 muajve që lamë pas. Një gjë të tillë e ka bërë edhe zv/ kryeministri Erion Braçe, por këtë herë jo për punët e qeverisë, por ekipin që bën tifo, Partizanin, që ngriti trofeun e titullit kampion pas shumë vitesh. Në shkrimin e tij zv/ kryeministri falenderon të gjithë protagonistët që sollën titullin kampion në shtëpinë e kuqe.

Postimi i plote i Erjon Braçes
Nje prej kenaqesive te pakta kete vit ishte rikthimi i Partizanit;

Viti i Partizanit kampion

Viti i pasionit te kuq

Pas kaq vitesh rikthimi fitues,

rikthimi i kampionit ne Tirane,

ishte nje emocion i madh.

falenderimi i trete

shkon per Partizanin

Dua ta falenderoj Gazment Demin, familjen e tij te madhe qe nuk kurseu asgje per fitoren e madhe;

Sakrifikoi gjithcka deri ne numerimin e fundit per te kthyer ne shtepi titullin kampion

Ka qene torture te shkruaja ne nje numerim te fundit “IT’S COMING HOME;

stadium me stadium nga Shkodra ne Vlore ishte rrugetim fantastik pasioni!

Falenderim i madh shkon per djemte ne fushe-kampionet e rikthyer,

Albanin, Labin, Egzonin, Atanden, Eneon, Lencin, Brunon, Arditin, Esatin, Jasirin, Jurgenin, Eraldin, Heben, Kristin, Renaldon, Dashin e secilin nga cunat ne fushe apo ne stol;

Nuk u dorezuan kurre, deri ne fund!

Cuna a e mbani mend?

I sollet gezim nje brezi qe ishte rritur me

Partizanin e madh, prinderve tane;

I dhate krenari brezit tim qe prinderit e rriten me Partizanin;

Ja thame njeri tjetrit atje tek kompleksi i Redit nje dite para rikthimit te historise e nje dite me pas, mua atje ku duhej e kur duhej, kunder Tiranes,

Partizani i madh u rikthye kampion!

Ju e bete, puna u krye!

Falenderim i madh per trajnerin Skender Gega dhe ekipin e tij te trajnereve, pergatitesve atletike,

doktoreve etj;

Ta pazevendesueshem!

Falenderim edhe per Olsin dhe gjithe strukturen e klubit!

Por mbi te gjitha,

falenderimi me i madh shkon per popullin e kuq

anekend Shqiperise;

Tifoze si te Partizanit veshtire te gjesh,

por tifoze te Partizanit ka ne cdo cep.

Ata jane shpirti qe nuk e le Partizanin te dorezohet!

Shihini ne keto video,

jane super, super @ultrasguerrils0809!

Prej tyre, Partizani nuk do te jete kurre vetem!

Faleminderit me shpirt!

Pertej fushes,

kete nentor njoha Partizanin tjeter;

Kampionet e humanizmit!

Ne Thumane mes te mbijetuarve te termetit,

kur deshperimi nga humbja e nje jete per te cilen luftohej me ore te tera,

Partizani, familja, erdhi te ndihmonte aty.

Kampionet e popullit erdhen vete, ndihmuan familjet, luajten me femijet, ndane per ta ushqime e veshmbathje.

Faleminderit pa fund!