Partizani ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin e pastër 2-0 duke u ngjitur në vendin e dytë, ndërsa kuqezinjtë pësojnë humbjen e dytë radhazi.

Golat për Partizanin u shënuan nga Mensah 21′  dhe Telushi 90′. Vlonjatët zhvilluan një ndeshje të mirë duke krijuar disa raste për shënim, por Partizani u tregua më i saktë para portës.

Nesër do të zhvillohen ndeshjet e tjera të kampionatit shqiptar të futbollit.