Partizani kampion, protagonistët e titullit për Report TV: Surpriza si në Gjermani, e kemi merituar me punë

 

Partizani fitoi titullin numër 17-të në Superligën shqiptare të futbollit. Fitorja 2-0 kundër Teutës bëri që "Demat" edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën (67), të ngrinin trofeun në "Arenën e Demave". Pas ndeshjes, për Report TV disa nga protagonistët e titullit treguan sezonin.

Andi Hadroj, mbrojtësi i kuq krahasoi këtë fundsezoni me Bundesligën: “Surpriza ka gjithmonë e patë edhe në Gjermani, por nuk besoj se do bënin hap fals aq më shumë në stadiumin tonë. Me këtë entuziazëm që kishim, ishin të gjithë të karikuar. Patëm dhe shumë raste e në këto rrethana nuk ke çfarë kërkon më shumë se kaq”, tregoi Hadroj.

Bekim Rexhepi, portier i Partizanit tha se titullin ia dedikon familjes: “Së pari dua të falenderoj Guerrilasët që më kanë mbështetur edhe në momente të vështira. Edhe ata që nuk më përkrahin i përshëndes sepse me kanë bërë më të fortë. Titullin ia dedikoi familjes”, tha gardiani.

Giovanni Colella, trajner i "Demave" tha se ky ishte një gëzim i madh: “Një gëzim shumë i madh ky titull jo vetëm për mua, por për klubin, për presidentin, drejtorët e tek të gjithë. Shumë veta kanë punuar për të arritur në këtë pikë”, tha Colella.

Drejtor i Partizanit, Olsi Rama ceku futbollistët që festuan titullin për herë të parë: “Një kënaqësi e jashtëzakonshme që të dalësh kampion. Më vjen mirë që këtë ndienjë disa prej futbollistëve po e përjetojnë për herë të parë. Kënaqësi t'i quaj kampion sepse e kanë merituar duke punuar përgjatë gjithë vitit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Pikë të barabarta me Tiranën, Partizani kampion i Superligës për herë të 17-të në histori! Bylisi bie nga kategoria, Vllaznia në Evropë


S.Dh/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë