Partizani është ende duke përforcuar skuadrën. Largimi i Xhuliano Skukës te Metz në Francë ka bërë që drejtuesit e kuq të futen në garë për fazën e avancuar. Veç Christian Mba të zyrtarizuar tanimë, "Demat" kanë gjetur akordin dhe pritet të prezantojnë shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Remzifaik Selmani.
25-vjeçari ka shkëputur në 1 janar të këtij viti kontratën me Mezokovesd në Hungari dhe është lojtar i lirë. Në karrierën e tij ai ka luajtur me Renovën, Ujpestin, Shkëndijën, Llapin dhe së fundmi me Mezokovesd.
I lindur në Tetovë, Selmani këtë sezon ka mundur të luajë vetëm në gjashtë ndeshje për totalin e 147 minutave në elitën e Hungarisë. Duket se "Demat" kanë bërë dy lëvizje të zgjauara në sulm, duke dashur të gjejnë emrat idealë për Skukën e larguar.