Partizani kundër shtyrjes së derbit
Tirana: Shkelën fjalën, si fëmijët

Partizani kundër shtyrjes së derbit<br />Tirana: Shkelën fjalën, si fëmijët
Kaos para derbit të 140 në histori Tirana – Partizani, që ishte planifikuar që të zhvillohej ditën e premte në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Drejtori i stadiumit kombëtar njoftoi se fusha nuk është gati për zhvillimin e ndeshjes, pasi tapeti që është vendosur ende nuk është në gjendje që të përballojë një sfidë. Ky vendim bëri që Tirana të vendoste që ndeshja të zhvendosej më datë 12 Mars, kërkesa u pranua nga FSHF. “Eshtë bërë zyrtare sot në mesdite ndryshimi i axhendës për derbin e kryeqytetit mes Tiranes dhe Partizanit, i parashikuar të luhej të premten në orën 19:00.

Ky ndryshim është bërë i detyrueshëm për shkak të mos gadishmërisë së stadiumit “Qemal Stafa” për të pritur të premten këtë takim. Tapeti i ri i vendosur nuk është ende i gatshëm. KF Tirana ka kërkuar që ndeshja derbi të luhet vetëm në kryeqytet për të respektuar rëndësinë e këtij takimi në aspektin sportiv dhe njerëzor. KF Tirana ka kërkuar që ndeshja te luhet në datën 12 mars në stadiumin “Qemal Stafa” dhe kjo kërkesë është pranuar.

Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë miratimin e nevojshëm dhe me pas edhe drejtuesit e Partizanit kanë pranuar këtë propozim për të bërë zyrtare axhenden e re të derbit. Derbi i kryeqytetit do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa”, me praninë e tifozëve dhe me entuziazmin e duhur qe i shkon për shtat ndeshjes me te madhe ne futbollin shqiptar.

Orari i derbit te 12 marsit mbetet per tu përcaktuar”thuhet në njoftimin e klubit bardheblu. Por nuk u mbyll gjithçka këtu, pasi Partizani kërkon që ndeshja të zhvillohet në datën e përcaktuar dhe jo të shtyhet. 

Përmes një njoftimi për mediat klubi i kuq deklaron se nuk biem dakord. “Klubi ju informon se nuk ka rënë dakord që derbi i kryeqytetit Tirana – Partizani të zhvillohet në datën 12 Mars.  

Zyrtarisht Klubi i është drejtuar Sektorit të Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit me një shkresë zyrtare ku i është kërkuar organit kompetent për mbarëvajtjen e kampionatit, që ti përmbahet kalendarit të publikuar dhe zhvillimin e ndeshjes sipas datës së përcaktuar më pare, pra më 27 Shkurt dhe jo me 12 Mars” thuhet në njoftim. Sipas të cilit nëse ndeshja nuk zhvillohet të premten, Partizani kërkon pikët në tavolinë.

Menjëherë pas reagimit të Partizanit, Tirana ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat, teksa e dënon dhe cilëson si fëmijërore sjelljen e të kuqve, pasi sipas tyre gjatë paradites së të mërkurës ishte rëndë dakord që ndeshja të shtyhej më datë 12 Mars. Në vazhdim klubi bardheblu deklaron se përmes një shkresë të dytë do të kërkojë nga FSHF që ndeshja të luhet më 12 Mars dhe vetëm në kryeqytet.

“Tirana dënon publikisht qëndrimin e FK Partizanit për axhenden e derbit. Serioziteti i një institucioni duket në të tilla situata. KF Tirana publikoi me parë njoftimin për zhvendosjen e derbit ne 12 mars, pasi kishte gjetur akordin zyrtar me klubin e Partizanit dhe Federatën Shqiptare të Futbollit, pa u nxituar dhe duke respektuar rregullat për organizimin e një ndeshje futbolli. KF Tirana do të dërgoj një kërkesë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit për të kërkuar zhvillimin e derbit ne 12 mars, ashtu sic KF Tirana, FK Partizani dhe FSHF ranë dakord gjate ditës së mërkurë.

KF Tirana kishte marrë të gjitha masat që ndeshja të luhej në “Qemal Stafa”. Sot janë shitur 2800 bileta në orët e paradites. Klubi ka shpenzuar për të organizuar këtë ndeshje në kryeqytet për të cilën KF Tirana është njoftuar se stadiumi kombëtar do të jetë gati këtë të premte. KF Tirana dënon publikisht sjelljen fëmijërore të FK Partizanit për fjalën e dhënë dhe fjalën e shkelur, sjellje absolutisht të pahijshme.

Një ndeshje derbi meriton të luhet vetëm në kryeqytet për të respektuar traditën, vlerat sportive, pasionin e tifozëve për të cilët luhet futbolli. Marrëdhëniet institucionale ruhen duke respektuar korrektesën reciproke. Klubi tjetër në kryeqytet nuk e bëri këtë. Njoftoi dhe përgënjeshtroi veten duke mohuar atë qe publikuan fillimisht në kanalin e tyre zyrtar në internet apo dhe në bisedat e shkëmbyera gjatë mesditës së djeshme.

KF Tirana do të kërkoj nga Federata Shqiptare e Futbollit qe ndeshja me Partizanin te luhet vetem ne kryeqytet. Cdo levizje tjeter eshte e pamundur per tu menaxhuar nga klubi dhe do te sillte probleme te paparashikueshme’ thuhet në reagimin e Tiranës.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni