Partizani largon kolumbianin që
solli Ivan Cordoba, sulmi ‘bombë’

Partizani largon kolumbianin që<br />solli Ivan Cordoba, sulmi ‘bombë’
Afrimet e shumta janë pasur edhe me disa largime nga ekipi i Partizanit. Klubi i Partizanit në faqen zyrtare bëri të ditur sa ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin kolumbian, Carlos Robles Rocha. 24-vjeçari, i cili erdhi në Shqipëri me ndërmjetësimin e ish-mbrojtësit të Interit, Ivan Ramiro Cordoba, arriti marrëveshjen me drejtuesit e Partizanit për prishjen e kontratës.

Carlos Robles Rocha u aktivizua në total në 5 takime me Partizanin në Kategorinë Superiore, 3 herë si titullar, ndërsa në 2 raste hyri në fushë nga stoli. Largimi i tij vjen për disa arsye, teksa përpos formës jo të mirë, Partizani mendon edhe për numrin e lojtarëve që do të aktivizojë, pasi në fushë nuk mund të ketë më shumë se 4 të huaj, ndërsa transferimet janë përqendruar këtë merkato vetëm te të huajt.

Transferimi i fundit i Partizanit ishte Federico Nicolas Haberkorn. Sulmuesi 22 vjeçar lindur në Argjentinë do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2015 - 2016.

Haberkorn do t’i bashkohet 15 herë kampionëve të vendit në formën e huazimit, falë marrëveshjes së Partizanit dhe klubit të Atletico Velez Sarsfield, skuadër e cila gëzon edhe të drejtat e kartonit të sulmuesit të talentuar argjentinas.

Prezantimi pritet që të bëhet në ditët në vazhdim, ndërsa të kuqtë kanë vijuar përgatitjet për ndeshjen përballë Flamurtarit që do të zhvillojnë ditën e shtunë në Tiranë. Me ekipin në stërvitje është rikthyer edhe Jurgen Bardhi, pas provave që zhvilloi në Spanjë në ekipin e Rajos.

Pas largimit nga në momentet e fundit nga Laçi në drejtim të Skënderbeut të sulmuesit Xhejms, bardhezinjtë kanë bërë dy goditje në minutat e fundit duke huazuar Souzën dhe Festim Krasniqin. Laçi këtë edicion është në garë për Kupën e Shqipërisë, duke qenë se ka fituar ndeshjen e parë ndaj Partizanit dhe është kampion në fuqi, ndërsa për të zënë një vend në Kupat e Europës përmes kampionatit do të jetë shumë e vështirë, pasi Kukësi, Tirana, Teuta vështirë se do të lëshojnë. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim

Divjakë/ Tre kundër tre, sherr me sende forta në lokal! 2 arrestohen, njëri në kërkim