Partizani largon Sulejman Starovën
italiani Andrea Agostinelli trajneri i ri

Partizani largon Sulejman Starovën<br />italiani Andrea Agostinelli trajneri i ri
Klubi i Partizanit nëpërmjet një njoftimi për shtyp njofton zyrtarisht largimin e trajnerit Sulejman Starova dhe zëvendësimin e tij me italianin  Andrea Agostinelli.

Vendimi është zyrtarizuar sot pas një takimi të zhvilluar mes teknikut 60 vjeçar dhe Presidentit Demi. Një lëvizje e tillë vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të Klubit dhe më kryesores, ndërtimit të Akademisë së Futbollit Partizani që mbetet edhe një prej objektivave madhor të Klubit . Nga sot Sulejman Starova do të mbuloj pozicionin e këshilltarit pranë Presidentit Demi në mbarvajtjen e të gjithë veprimtarisë së klubit. 

Ja njoftimi i plotë i Klubit
Klubi njofton se Sulejman Starova nuk do të jetë më në drejtimin e Partizanit. Vendimi është zyrtarizuar sot pas një takimi të zhvilluar mes teknikut 60 vjeçar dhe Presidentit Demi. Një lëvizje e tillë vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të Klubit dhe më kryesores, ndërtimit të Akademisë së Futbollit Partizani që mbetet edhe një prej objektivave madhor të Klubit . Nga sot Sulejman Starova do të mbuloj pozicionin e këshilltarit pranë Presidentit Demi në mbarvajtjen e të gjithë veprimtarisë së klubit. Klubi zyrtarizon se drejtimin e skuadrës do ta marrë Andrea Agostinelli një prej emrave të njohur të trainingut Italian. Prezantimi i italianit Agostinelli do të zhvillohet në 4 Janar 2016 në ambjentet e Klubit, ditë në të cilën do të nisë zyrtarisht edhe punën në drejtimin e 15-të herë kampionëve të vendit.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore