Partizani likuidon Kukësin, rikthehet
Vllaznia, Teuta tjetër fitore në Pukë

Partizani likuidon Kukësin, rikthehet<br />Vllaznia, Teuta tjetër fitore në Pukë
Partizani është i papërmbajtshëm këtë edicion, teksa ka likuiduar edhe Kukësin duke i dhuruar një debutim të hidhur trajnerit Klodian Duro me verilindorët.
 
Të kuqtë u mjaftuan me një gol të Mazrekajt në pjesën e parë në minutën e 24 për të marrë 3 pikët e plota duke u ngjitur në kuotën e 35 pikë, 15 nga Kukësi, që i jap lamtumirën titullit, pasi do të duhej një mrekulli që të ngjitej në krye të klasifikimit.
 
Tashmë Partizani pret edhe një dhuratë nga Tirana për të ndalur Skënderbeun e vendit të dytë për t’i siguruar një shkëputje akoma më të madhe për të festuar dyfish.
 
Vllaznia ka gjetur ilaçin, pasi me mbushjen e xhepave ka shpartalluar Flamurtarin 4-0 në shtëpi.
 
Teuta fitoi 1-0 në Pukë, ndërsa Bylisi surprizoi Laçin duke e mundur minimalisht 1-0.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën