Të kuqtë kanë shënuar nga 3 gola për çdo pjesë, duke regjistruar kështu edhe fitoren më të thellë të sezonit. Bardhi shënoi një dopietë të shpejtë në pjesën e parë, ndërsa Belica e mbyll sfidën që në 45 minutat e para. Progni, Lukas dhe Ramadani shënojnë në pjesën e dytë, duke e mbyllur 6-0.
Partizani – Lushnja 6-0
Bardhi 28′, 34′, Belica 45’+2, Progni 57′, Lukas 62′, Ramadani 84’
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha (Çulum 60′), Trashi, Mala, Progni, Asani, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova
Lushnja: Spaho, Ruço, Bufasi, Magani, Premçi, Gava, Branica, Papa, Papa (Meto 59′), Canka, Stefa (Përgjini 53′). Trajner: Dritan Çuko
Karton i verdhë: Premçi 41′
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Rejdi Avdo, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri
d.c./shqiptarja.com











