Partizani mbyll 2015 me 2 humbje
Flamurtari ‘gjunjëzon’ Skënderbeun

Partizani mbyll 2015 me 2 humbje<br />Flamurtari ‘gjunjëzon’ Skënderbeun
Skënderbeu e mbyll vitin 2015 me humbje në Vlorë 3-1, por nuk humbet kurorën e kampionit të dimrit, pasi edhe Partizani u mposht nga Teuta 0-1 në Tiranë.

Flamurtari zhvilloi ndeshjen me të mirë të edicionit përballë kampionëve në fuqi duke e interpretuar në perfeksion përballë një stadiumi të mbushur si rrallë herë pas shumë ndeshjesh.

Skënderbeu ndoshta e kishte marrë lehtë duke u nisur nga renditja edhe pse trajneri Josa e paralajmëroi se sfida do të ishte e vështirë. Sfida nisi e mirë për kuqezinjtë që shënuan në minutën e 26 me Lenën dhe mbyllur pjesën e parë në avantazh, pavarësisht tentative të miqve, portieri Halilaj nuk lejoi prekjen e rrjetës.

Në pjesën e dytë Olainka shënoi golin e barazimit dhe të fundit me fanellën e Skënderbeut, pasi në janar do të largohet te Gent në Belgjikë. Por, Flamurtari nuk u dorëzua edhe pas barazimit duke besuar te fitorja dhe në fund u shpërblyen.

Bedri Greca, një nga më të mirët e Flamurtarit në fushë kaloi ekipin e tij në avantazh në të 58’, ndërsa 7’ minuta nga fundi ishte Telushi me një super gjuajtje ndali sferën në rrjetë duke vulosur triumfin ndaj Skënderbeut.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e Flamurtarit pas asaj ndaj Bylisit duke u ngjitur në vendin e 7 me 16 pikë. Nga hapi fals i Skënderbeut nuk përfitoi Partizani, që edhe pse e nisi ndeshjen mbi 15’ me vonesë për shkak të ndërprerjes së energjisë në stadiumin kombëtar ‘Qemal Stafa’ nuk arriti shfrytëzonte momentin.

Të kuqtë e Starovës pësuan humbjen e dytë radhazi, teksa pas Korçës u mposhtën edhe nga Teuta që vinte pas disa humbjeve. Heroi i ekipit të Teutës që vulosi fitoren e bregdetarëve dhe disfatën e të kuqve ishte serbi Lukic me një super gol në pjesën e parë.

Partizani tregoi se e ka shumë të vështirë të kthejë rezultatin duke mos mundur të ndryshojë shifrat në minutat e mbetura dhe në pjesën e dytë duke u dorëzuar në fund përballë stadiumit bosh.

Mbyllja e fazës së dytë ishte e paparashikueshme për të kuqtë me dy humbje radhazi duke bërë që drejtuesit të lëvizin në merkato edhe pse janë 3 pikë nga kreu. Ndërsa Teuta merr vendin e tretë duke zbritur Tiranën në vendin e 4.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore