VIDEO/ ‘Partizani më i fortë se vjet kur dolëm kampion’, Rrapaj për Report TV: Kombëtarja ëndërr, në janar mund të largohem!

Arinaldo Rrapaj është një nga futbollistët kyç të Partizanit dhe ndër më të spikaturit në Superligë, i cili edhe pse mesfushor ka kontribuar me gola dhe asist që të kuqtë të udhëheqin kampionatin bashkë me Egnatian.

“Mendoj se po bëj mirë, mund të bëj akoma më shumë, ta ndihmoj ekipin më shumë. Shpresoj të shënoj sa më shumë sepse aty ndjehem shumë mirë, duke dhënë maksimumin. Po rëndësi ka qe kemi marrë fitore njëra pas tjetrës dhe kam ndihmuar ekipin në disa momente,”-u shpreh Rrapaj.

Në intervistën për Report TV, 22-vjeçari thotë se Partizani do vetëm 3 pikët kundër Egnatias, në ndeshjen e së shtunës ku përcaktohet edhe skuadra që do udhëheq Superligën.

“Egnatia ka një ekip të mirë dhe futbollistët atje po ia dalin. Po Partizani gjithmonë do synojë 3 pikët. Ta fitojë edhe këtë ndeshje sepse 3 pikët njësoj janë si me vendin e pestë ashtu edhe me vendin e fundit,”-tha ai.

Partizani është ekipi kampion në fuqi, por sipas vlonjatit këtë sezon kundërshtarët duhet të kenë akoma më shumë kujdes.

“Kemi ekip akoma më të fortë, më të konsoliduar dhe më me shumë harmoni. Kjo falë profesor Arbrit dhe mendoj se ky është një Partizan shumë më i fortë sesa vjet,”-deklaroi futbollisti.

Ëndrra e Rrapajt është që shumë shpejt të marrë ftesën nga Sylvinho.

“Në kombëtare do kisha shumë dëshirë të isha pjes. Pse jo ta merrja një ftesë dhe ta provoja veten me ekipin kombëtar, me ngjyrat kuqezi, sepse është një emocion më i veçantë të luash për atdheun tënd,”-u shpreh Rrapaj.

Mesfushori 22-vjeçar pritet ti ketë muajt e numëruar te Partizani.

“Deri tani po bëj mirë dhe duhet të vazhdoj të bëj më mirë. Pse jo ofertat do vijnë dhe do diskutojmë me klubin. Rëndësi ka të kapim vendin e parë dhe në janar mund të shohim për ofertat,”-deklaroi ai.

Rrapaj është bashkuar me Partizanin në korrik të 2021 nga Skënderbeu dhe tani ka një vlerë prej 600 mijë eurosh në merkato sipas transfermarket.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh

'Daily Mail': Shqipëria, perla e fshehur që premton bukurinë e një lokacioni pa turma vizitorësh