Partizani ka një sulmues të ri. Sipas "Tuttomercato", kryeqytetasin kanë marrë në huazim sulmuesin e ADO Den Hag në Holandë, Fabian Shahaj. 20-vjeçari është pjesë e moshave të skuadrës nga Haga që prej 2020, teksa luan me ekipin e të rinjve. Partizani duket se po i paraprin një largimi të Xhuliano Skukës, me dibranin që ka kërkesa nga Hellas Verona në Serie A, edhe pse asnjë ofertë bindëse nuk është paraqitur në klubin e kuq.
Sipas medias italiane, Shahaj do jetë në huazim për të paktën gjashtë muaj, teksa Partizani edhe mund të blejë përfundimisht kartonin e 20-vjeçarit. Djaloshi i lindur në Hagë është pjesë e sulmit të kombëtares shqiptare U-20, teksa më herët ka qenë pjesë edhe e kuqezinjve U-18.