Partizani mohon largimin e
trajnerit Sulejman Starova

Partizani mohon largimin e<br />trajnerit Sulejman Starova
Klubi i Partizanit ka konfirmuar Sulejman Starovën në krye të skuadrës duke rrëzuar zërat që qarkulluan këtë të premte mbi një largim të mundshëm të trajnerit nga stoli i të kuqve.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp postuar në rrjetet sociale klubi i kuq ka përgënjeshtruar lajmin duke e konsideruar si të pavërtetë.

Në komunikimin e klubit për mediat saktësohet se Starova vijon të jetë në detyrë dhe gëzon mbështetjen maksimale të presidentit Demi.

Gjatë ditës u fol se trajneri do të largohej nga posti i trajnerit me dëshirën e tij të plotë për t’u rikthyer në rolin drejtues brenda klubit si këshilltar i afërt i presidentit Demi, një lajm që në fakt është mohuar nga klubi i Partizanit, që kërkon të vazhdojë projektin e tij me 62 vjecarin duke i besuar sërish pas një sezoni që i pa të kuqtë si protagonist në garën për titull deri në fund.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator