TIRANE-Partizani fiton pastër 2-0 ndaj Luftëtarit dhe për herë të parë këtë sezon merr i vetëm kreun e Superligës shqiptare.
 
Në ndeshjen e parë të javës së 28-të Partizani kaloi gjirokastritet duke i mundur në "Selman Stermasi".
 
Të kuqve u ka mjaftuar një pjesë e parë shumë e mirë për të siguruar tre piket. Golat janë shënuar nga Batha me penallti në minutën e 5-të dhe në minutën e 43-të dyfishoi sulmuesi Ekuban.
 
Në pjesën e dytë nuk ndodh asgjë sa i përket ndryshimit të rezultatit dhe Partizani me 58 pikë e gdhin në vend të parë në kampionat duke lënë pas Kukësin me 3 pikë.
 
Të dielën luhen dy ndeshje të tjera të javës së 28-të ku Kukësi pret Vllazninë dhe Laçi luan ndaj Korabit.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com