Partizani ka mundur me rezultatin 1-0 Kastrioti, në takimin e kësaj jave të 3-të të Kategorisë Superiore.

Goli për “demat e kuq” u shënua nga Asani në minutën e 13-të. Një fitore e dhimbshme për “demat e kuq”, të cilët mezi e ruajtën rezultatin deri në fund të lojës.

Kanë tentuar Lila dhe Atsina për Kastriotin të barazonin rezultatin, por nuk ia dolën. Pas kësaj ndeshjeje, Partizani siguron 6 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet me 3 pikë. Sfida e ardhshme e Partizanit është ajo ndaj Laçit, ndërsa Kastrioti do të luajë me Kamzën.