Java e dytë e Superligës ka prodhuar disa rezultate interesante. Partizani, skuadra kampione në fuqi, ka marrë tre pikët e para pasi ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i takimit u realizua në pjesën e parë nga Bruno Telushi i cili vulosi ndeshjen falë një goditje me kokë.

Ky nuk ishte thjesht trepikëshi për Partizanin, pasi skuadra e kuqe me këtë rezultat i jep fund rekordit negative prej 22 vitesh pa fitore në Gjirokastër. Ndërkohë nga ana tjetër kjo ishte humbja e dytë për Luftëtarin në po kaq ndeshje.

Ndërkohë në Laç skuadra vendase e drejtuar nga Starova ka pësuar gjithashtu humbjen e dytë në kampionat pasi është mposhtur 1-2 me përmbysje nga Skënderbeu. Laçi kaloi i pari në avantazh në minutën e 20 me Naubueze, ndërsa Skënderbeu barazoi fillimisht me Bregun dhe më pas përmbysi me Oto Xhon.

deshja tjetër e orës 16:00 mes Bylist dhe Vllaznisë është mbyllur me shifrat 0-0. Kjo ishte pika e parë në kampionat për ballshiotët, ndërsa e katërta për shkodranët pas fitores me Laçin.