Partizani mposht me shumë vështirësi Flamurtarin, Bylisi shtang Skënderbeun në Korçë

Partizani mposht me shumë vështirësi Flamurtarin, Bylisi shtang Skënderbeun në Korçë

Partizani ka arritur të marrë një fitore me shumë vështirësi në javën e tretë të Superligës pasi ka fituar minimalisht 1-0 kundër Flamurtarit të njëmijë e një problemeve. Të kuqtë e nisën mirë takimin dhe me kalimine  minutave arritën të zhbllokonin me Solomon, por ishte pikërisht sulmuesi që në minutën e 29 la ekipin me 10 lojtarë pas goditjes me taka në kokë të kundërshtarit.

Pjesa e mbetur e lojës ishte shumë e vështirë për Partizanin, duke rrezikuar shpeshherë të pësonte, por gjithsesi në fund kampionët në fuqi arritën tia dilnin. Pas ndeshjes trajneri Franco Lerda u shpreh:

“Ajo që nuk prisja është që të luajë për më shumë se një orë me 10 lojtarë. Në 30 minutat e para bëmë një ndeshje të mirë, dominuam, shënuam, por nuk e kuptova vendimin e gjyqtarit për të ndëshkuar me të kuq Solomonin. Ka peshuar shumë edhe fakti që për ne është ndeshja e 4-t në 15 ditë. Donim të dominonim kontrollin e topit.”

Surprizë e madhe e kësaj jave ka ardhur nga Korça aty ku Skënderbeu është mposhtur 0-3 nga debutuesit e Bylisit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant