Partizani – Skënderbeu, Batha:
E rëndësishme, por s’vendos titullin

Partizani – Skënderbeu, Batha:<br />E rëndësishme, por s’vendos titullin
Partizani – Skënderbeu, një supesfidë titulli ku vlerësohet në maksimumim çdo detaj.

Shqetësimi i vetëm në kampin e të kuqve i përket mungesës së Mentor Mazrekajt  për tretën ditë radhazi në stërvitje për shkak të dhimbjeve në këmbë, por rikthehen në dispozicion të Starovës Gëzim Krasniqi dhe Idriz Batha, që për arsye dëmtimi munguan në fitoret  me Flamurtarin dhe Korabin.

Më shumë muskuj në fushë, aq të vlefshëm përballë një ekipi me cilësi si Skënderbeu. Edhe pse e ka patur të paumndur të japë kontribut në fushë në dy takime radhazi, mesfushori 25-vjeçar ndien se ka thënë kontribut edhe si tifoz i zjarrtë i Partizanit. “Dëshirën e kam patur të madhe për të qenë në fushë, por kam qenë në krah të skuadrës si tifoz. Emocionet janë të forta si kur luan ashtu edhe kur i jep zemër skuadrës në tribunë”, thekson Batha. Ndaj kampionëve në fuqi, fitorja vlenë më shumë se tri pikë, sepse i jep moral skuadrën për fazën e tretë, por Batha largon presionin nga të kuqtë, duke theksuar se nuk vendos titullin. “Ndeshja është shumë e rëndësishme, sepse të jep qetësi ne fazën e fundit të sezonit. Megjithatë nuk do të jetë fundi i botës edhe nëse do  të humbasim. Do të jemi aty për të luftuar deri në fund për titullin.” Skënderbeu apo Kukësi?

E vështirë për Bathën të bëjë dallime mes dy rivalëve. Për një gjë është i sigurtë mesfushor energjik. Gara do të jetë e fortë mes tri skuadrabve të kreut deri në fund të sezonit. “Nuk mund t’i ndaj, të dy janë rivalë shumë të fortë. Cila skuadër do të gabojë më pak, ajo do ta marrë në fund titullin. Sigurisht që rezultatet direkte mund të vendosin shumë.” Partizanit i rikthehen tifozët kundër korçarëve, pasi klubi vendosi të konvertojë me gjobë pjesën e mbetur të dënimit. Batha në këtë rast, i bindur për praninë në masë të gjerë të mbvështetësve të kuq, vë theksin te uniteti mes skuadrës dhe tifozëve. “Jam i sigurtë se tifozët do të jenë të shumtë në “Selman Stërmasi”. Ne nuk mund të bëjmë pa ata dhe anasjelltas.”

Partizani-Skënderbeu, hyrje falas për fëmijët
Në kampin e kuq nis zyrtarisht puna për ndeshjen më të rëndësishme të fazës së tretë, atë ndaj Skënderbeut në “Selman Stermasi” që do të vendosë shumë edhe për fatet e sezonit të dy skuadrave. Pas pagesës së gjysmës së mbetur të dënimit, klubi i Partizanit kthen në stadium tifozët dhe kërkon prej tyre mbështetjen më të madhe të mundshme në këtë sfidë delikate. Në një komunikatë zyrtare, Partizani bën me dije se biletat për këtë sfidë do të dalin në shitje në orët e para të së Enjtes. Një risi e madhe është fakti se klubi ka vendosur që hyrja për tifozët poshtë moshës 10-vjeç në tribunat C, D1,E,F dhe G, të jetë falas.

Në komunikatë bëhet me dije gjithashtu edhe lista e plotë e çmimeve për të gjithë sekrorët duke nisur nga 2 mijë lek në A dhe B dhe për vazhduar në sektorët C,D1,E,F,G me çmime 5 mijë lekë. Do të jenë dy sektorët në dispozicion të tifozerisë mike. Korçarët do të akomodohen në tribunat H1 dhe H2. Të gjithë të interesuarit për ta ndjekur nga afër këtë takim mund t’i gjejnë biletat në rrugën “Myslym Shyri”, ndërsa që prej së shtunës në orën 9 të paradites, shitja do të bëhet edhe në stadiumin “Selman Stermasi”.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve