Partizani në ‘gjueti’ për sulmues, kërkohet Eros Grezda! Gjakovari kërkon të ikë nga Manisa, Superliga jo opsion

Eros Grezda është dëshira e madhe e Partizanit për repartin e sulmin. Të kuqtë që e mbyllën si kampion dimri në Superligë po tentojnë të përforcojnë repartin e sulmit, duke qenë se kanë patur më shumë luhatje në raport me repartet e tjera në fushë.

Sa i takon 27-vjeçarit këtë sezon është aktivizuar me Manisa-n në Kategorinë e Dytë në Turqi dhe është i pakënaqur. Gjakovari sipas të gjitha gjasave do ndërrojë ambient dhe disa klube po tentojnë ta bindin edhe pse kohët e fundit futbollisti ka patur shumë ulje-ngritje. Madje këtë sezon është aktivizuar vetëm 8 ndeshje dhe nuk ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës.

Gjithsesi tani për tani Grezda nuk e ka ndërmend t’i thotë ‘po’ Partizanit. Grezda dhe agjentët e tij po kërkojnë një kampionat më të rëndësishëm se Superliga shqiptare dhe vetëm në rast se kjo nuk ndodh atëherë do hapen dyert për Partizanin.

Grezda është pjesë edhe e kombëtares, pasi ka zhvilluar 12 ndeshje si kuqezi pavarësisht se mungon prej kohësh. Një prej alternativave te Partizani është edhe ish-sulmuesi Eraldo Çinari, i cili gjithashtu luan në Turqi me Samsunspor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve