Ethet e sfidës kanë filluar disa ditë para sfidës, teksa Nderim Nexhipi shprehet për rëndësinë e përballjes, që mund të rezultojë deçizive për titullin kampion, pasi kjo është faza e fundit e kampionatit.
“Kemi hyrë në një fazë të kampionatit ku çdo ndeshje është vendimtare për titullin kampion. Luajmë përball kampionëve në fuqi. Është një sfidë e vështirë por nuk vendos çdo gjë. Sigurisht një humbje e bën më të vështirë rrugën drejt titullit kampion por në Korçë shkojmë për fitoren e radhës. Kjo ndeshje do të dhuroj mjaft emocione dhe kam besim që në fund do dalim triumfues.
Udhëtojmë për të fituar dhe për të vazhduar rrugën drejt objektivit, titullin kampion të cilin tifozeria e pret me padurim. Me rezultatet e arritura kemi treguar që jemi ndërtuar si ekip për kampion, këtë e kam thënë edhe më parë duke parë kontigjentin e lojtarëve në gjirin e skuadrës.
Në çdo ndeshje do japim maksimumin tonë duke dhënë shpirtin në fushën e lojës. Ndaj çdo kundërshtari vlerësimi është maksimal. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një ekipi të madh si Partizani dhe sigurisht dëshira ime është të qëndroj dhe të shpallem kampion me këtë fanellë’ tha ai.
d.balla/shqiptarja.com
